Media Galeri

Del në ankand stilolapsi i Hitlerit për 80 mijë paund

Stilolapsi që e dashura e Adolf Hitler ia dhuroi për ditëlindjen e tij të 52-të do të dalë në ankand në Belfast, dhe pritet të vlerësohet me një vlerë prej 80.000£.

I veshur i gjithi me argjend, ka inicialet e tij A.H.

Karl Bennett, drejtor menaxhues i ankandeve, tha se ata presin mjaft interes nga e gjithë bota.

“Rëndësia e stilolapsit personal të Hitlerit qëndron në faktin se ai ndihmon në zbulimin e një pjese të fshehur të historisë, tregon një pasqyrë unike në marrëdhëniet personale të Hitlerit, të cilat ai i mbajti të fshehura nga syri i publikut,” tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë