Pas tensioneve që kanë rinisur sot(29 maj) në veri të Kosovës është vendosur që të pezullohet mësimi në të gjitha shkollat në veri.
“Në të gjitha shkollat në veri të Kosovës dhe Metohisë, për shkak të pranisë së policisë së Kosovës me mjete të plota luftarake, mësimdhënësit dhe nxënësit nuk janë në gjendje ta zhvillojnë mësimin pa probleme dhe të sigurt, kështu që për arsyet e cekura, dhe në interes dhe siguri të nxënësve, mësimi ndërpritet përderisa arsyet e deklaruara dhe policët nuk tërhiqen”, thuhet në deklaratën e shefit të Administratës së Shkollës për Republikën e Kosovës, Ivan Zaporožac.
Ky vendim, siç thuhet, është marrë pas shumë telefonatave dhe mesazheve të marra nga drejtorët e shkollave dhe mësuesve të klasave nga prindërit që shprehin shqetësimin dhe frikën e tyre për sigurinë e fëmijëve të tyre.
Në vendim thuhet se prindërit do të njoftohen nga mësuesit e klasës kur nxënësit të kthehen sërish në bankat e shkollës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




