Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se ndërkombëtarët në fund të qershorit do të sjellin një draft final për Asociacionin, propozim ky që, sipas tij, parashikohet të jetë i natyrës “merre ose lëre”.
“Nuk janë kohë të lehta për ne, para se të vija këtu, Petar Petkoviç më tha se situata është e vështirë dhe komuniteti ndërkombëtar ka dalë me marifetin e tyre të ri me të cilin duan të më bëjnë presion – merre ose leje në fund të qershorit, për të krijuar një grup ekspertësh për të na imponuar një Asociacion të Komunave Serbe. I thashë merre me kollaj, asgjë nuk ndodh, nuk zgjidhet kjo brenda natës. I thashë që funksioni i Ekipit Menaxhues dihet, dihet çfarë duam dhe çfarë nuk do të pranojmë”, tha Aleksandar Vuçiç, siç e cituan mediat serbe.
Ai tha se Asociacioni për Serbinë është i pranueshëm vetëm sipas marrëveshjes së vitit 2015, “ose nuk do të jetë fare”.
“Do të jetë ose ashtu ose s’do të jetë fare. Të huajt janë mësuar të sillen në mënyrë arrogante, dhe duhet të jetë dikush që thotë: nuk mund të jetë kështu. Ne duhet të mbrojmë atë çfarë na u është vjedhur për një kohë të gjatë”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




