Gazeta Si – I mungon pjesa e dëgjimit të ulërimës së publikut dhe darkat me kolegët pas stërvitjes, por në anën tjetër, tërheqja nga sporti i ka “hequr nga shpatullat një peshë të madhe. Nuk ka më stres dhe presion”.
Roxher Federer ka komunikuar në Tuiter me fansat e tij, të cilët kanë mbetur ‘jetimë’ pasi zvicerani i dha lamtumirën tenisit. Ata e pyesnin për episodet më të bukura në karrierë, por edhe pas saj.
Hera e fundit kur nuk e kanë njohur? ‘Në garën e Majemit në Formula 1 pak ditë më parë, një djalosh u afrua dhe më tha: Zoti Nadal, bëjmë një foto? I shpjegova që nuk jam Nadal dhe ai iku pa e bërë foton’.
@rogerfederer mine is not a question is only to show you my arm❤️ #AskRF pic.twitter.com/R7qFvecJbc
— Erick Melo (@ErickMelo06) May 23, 2023
Dhe kur fjala bie për mikun e tij spanjoll, Federer shkruan: “Më mungon shumë, është e trishtë të mos e shoh të luajë në Paris. Roland Garros+Nadal = arritje legjendare. A më mungojnë ndeshjet me të? Pothuajse… Është e vështirë të mos e shoh në fushë, por jam i kënaqur që po i jep kohë trupit që të rikuperohet sa më mirë dhe që t’i dhurojë ndonjë arritje tjetër të madhe”.
Ivan Ljubiçiç, koleg dhe më pas trajner i tij, e pyet: “Kush është trajneri yt kroat pa flokë i preferuar?” Federer përgjigjet: “Nuk e di, duhet më parë të konsultohem me librat dhe historinë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.