Futboll

Qazim Laçi fiton titullin kampion në Çeki me Spartën e Pragës

Gazeta Si – Qazim Laçi, mesfushori i Kombëtares shqiptare, ka fituar titullin kampion në Çeki me Spartën e Pragës. Një trofe shumë i rëndësishëm për karrierën e lojtarit kuqezi, i formuar në Greqi dhe më pas me një eksperiencë në Francë.

Në ndeshjen e fundit ndaj Sllovaçkos, Spartës së Pragës i mjaftoi barazimi për të siguruar titullin kampion, që i mungonte prej shumë vitesh. Sezoni aktual nisi me një skuadër mbijetese në Francë për Laçin dhe tashmë mbyllet në mënyrën më të bukur, me një trofe të fituar me një emër të madh të futbollit çek dhe atij europian.

Laçi me fanellen e Kombetares. gazeta Si, 24 maj 2023

Mesfushori shqiptar dallohet për grintën që tregon në fushë dhe energjitë e pashtershme. Është një lojtar shumë punëtor, që i shërben dhe sakrifikon për skuadrën. Me këtë titull të fituar në Çeki ai tregon se meriton më shumë në nivel klubesh.

Edhe në Kombëtare Qazim Laçi është përgjigjur me shumë profesionalizëm sa herë është thirrur në apel nga trajnerët kuqezi. Në kampionatin çek luan edhe një tjetër futbollist shqiptar, mbrojtësi Eneo Bitri, i cili po bën një paraqitje shumë të mirë me Banik Ostravën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë