Media Galeri

Fansja nxjerr në shitje ujin e shiut të mbledhur në koncertin e Taylor Swift

Një fanse e çmendur pas Taylor Swift ka nxjerrë në shitje një shishe me ujë shiu, që e ka mbledhur në koncertin e këngëtares amerikane në Massachusetts.

Çmimi që fansja i ka vendosur ujit që mblodhi gjatë stuhisë do të kushtojë 250 dollarë, për të gjithë ata që duan ta blejnë.

Të dielën, një foto u shpërnda në llogarinë e Instagram të “Only In Boston” që tregon listën e shisheve me ujë që kanë dalë në shitje.

Gjatë performancës në Massachusetts, 33-vjeçarja u përball me një shi të rrëmbyeshëm, por që nuk e ndali të këndonte.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë