Një tjetër incident ka ndodhur me një grup aktivistësh të klimës në Itali. Sipas mediave italiane, një grup aktivistësh i Gjeneratës së Fundit kanë lyer me ujë dhe baltë fasadën e Senatit.
Më pas, disa vajza të zhveshura lyen veten e tyre me të njëjtën përzierje balte duke bërtitur: “Na ndihmoni për tranzicionin ekologjik”.
Aktivistët u ndaluan pas pak çastesh nga policia. Ky është sulmi i radhës nga ambientalistët në shtetin fqinj pas atij që ndodhi dy ditë më parë në shatërvanin e Trevit ku ambientalistët hynë në ujë dhe e ngjyrosën atë me bojë të zezë.
Përveç aktit me bojën e zezë, ambientalistët e rinj u përplasën me kalimtarët dhe turistët që dënuan veprimet e tyre, duke i fyer ata.




Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




