Aktiviteti i bizneseve të zonë së Euros pësoi rënien më të fortë gjatë muajit maj që nga pandemia e para tre viteve, duke kërcënuar ekonominë që po mbështetej fort tek biznesi.
Indeksi në rajon, ra në 44.6 pikë në maj, pas një niveli mbi 50 pikë disa muaj më parë.
Raporti shton se industria është ajo që po e përjeton më keq, ndikuar nga valët negative në Gjermani, ekonomia më e madhe e Europës dhe përhapjen më të gjerë.
Parashikimet nuk janë ende në rënie, por ato nuk janë të sigurta për shpejtësinë e rritjes apo rënies. Pikëpyetja më e madhe është nëse ekonomia e zonës së euros do të arrijë dot të rritet dhe 0.4%, sa KE ka parashikuar.
“PBB-ja mund të jetë rritur, por rënia e sektorit të industrisë është problem i madh dhe mund të shembë të gjithë ekonominë”, tha Cyrus de la Rubia, ekonomist në Bankën Tregtare të Hamburgut.
E njëjta situatë po ndodh edhe në Francë, Britani dhe SHBA./Bloomberg
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



