Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nuk ka dhënë detaje se kur mund të betohen edhe tre kryetarët e komunave në veri të vendit.
Ai ka thënë se duhet të pritet edhe disa ditë që të shihet nëse ndonjë parti serbe do të bëhet pjesë e qeverisjeve komunale.
Por e gjithë kjo sipas tij, nuk duhet të ndodhë me forcë e dhunë.
Kurti shprehet se Kosova e do kushtetueshmërinë dhe ligjshmërinë, por edhe me partnerët është e interesuar që të ruajë paqen edhe sigurinë.
“Kryetari Erdne Atiq nuk është kryetar i shqiptarëve apo vetëm i VV, ai edhe në kabinetin e vetë do t’i ketë të gjitha komunitetet, të gjitha religjionet dhe të gjitha subjektet. Unë besoj që gjërat do të shkojnë mirë, shpresoj të vazhdohet edhe me tri komuna e tjera. Duam kushtetueshmërinë dhe ligjshmërinë, por edhe me partnerët duam që ta ruajmë edhe paqen edhe sigurisë, do të bëjmë më të mirën e mundshme në ditët në vijim.
Drejtoritë në katër komuna nuk bëjnë të jenë as të vetëm një partie as të vetëm një etnie, katër kryetarët e kanë mbështetjen e Qeverisë, përkatësisht të ministrit Krasniqi”, tha ai.
Kurti foli edhe për Asociacionin dhe tha se marrëveshja duhet të zbatohet në tërësi, pa kushte e afate nga askush.
“Ne kemi nevojë për udhërrëfyes të zbatimit të marrëveshjes së 27 shkurtit. E natyrisht që pjesë e hapave në këtë zbatim do të jenë edhe nenet 7 dhe 10 të marrëveshjes, por marrëveshja i ka 6 element dhe 11 nene. Pra dakord për gjithëpërfshirje të marrëveshjes, mirëpo jo për kushte a parakushte, jo për ekskluzivitetet të zbatimit dhe jo vonesave në zbatim.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




