Një ekip shpëtimi prej 13 personash ka shpëtuar një qen “të plagosur dhe të rraskapitur” nga mali më i lartë i Anglisë në një operacion që zgjati më shumë se katër orë.
Sipas ekipit, qenushja prej 33 kilogramësh po “refuzonte të lëvizte” nga Scafell Pike, që ndodhet në parkun kombëtar Lake District, në Anglinë veriperëndimore.

“Pavarësisht se ishte një qen mjaft i madh me peshë 33 kg, ishte kënaqësi të mbash një viktimë të tillë relativisht të lehtë. Viktima ka qëndruar i qetë dhe pozitiv gjatë gjithë kohës”, tha një nga anëtarët e ekipit.

Scafell Pike është mali më i lartë i Anglisë, 978 metra dhe është një zonë e mbrojtur nga UNESCO e njohur për alpinistët dhe pushuesit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




