Një kuzhiniere nigeriane ka kaluar 100 orë duke gatuar pa pushim, duke synuar të vendosë një rekord botëror Guinness për kohën më të gjatë të gatimit ndonjëherë nga një individ.
Hilda Bassey, kuzhiniere në qytetin e Lagos, ka mahnitur vendin me gatimet e saj maratonë, që filloi të enjten dhe përfundoi të hënën mbrëma.



Presidenti Muhammadu Buhari, politikanë dhe të famshëm uruan Bassey-n, ndërsa mbështetësit e saj qëndruan jashtë duke brohoritur ndërkohë që shihnin 27-vjeçaren duke përgatitur pa pushim pjatat vendase dhe të huaja.


Rekordi aktual mbahet nga kuzhinieri indian Lata Tondon, i cili vendosi një kohë prej 87 orë e 45 minuta në 2019.
Koha e Bassey-t do të certifikohet nga zyrtarët e rekordeve botërore Guinness përpara se të zyrtarizohet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




