“Nuk duhet të ketë vendime të njëanshme dhe që shkaktojnë reagim te komuniteti tjetër”, tha emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kur u pyet për çështjen e hapjes së urës mbi Ibër dhe shkarkimin e ekipit menaxhues për Asociacionin.
Pas takimit me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ai ka thënë se procesi i normalizimit duhet të jetë prioritet.
“Bashkimi Evropian është shprehur për të gjitha këto çështje dhe qëndrimet tona janë të njohura dhe unë vetëm mund ta përsëris edhe një herë, se ne po angazhohemi që e gjitha që ndikon në jetën e njërit dhe tjetrit komunitet duhen të dakordohet në dialog, që të mos ketë vendime të njëanshme dhe që shkaktojnë reagim negativ nga komuniteti tjetër”, ka thënë ai.
Lajçak ka thënë se të hënën do të presë në Bruksel kryenegocitaorët e Kosovës dhe Serbisë ku sipas tij ka një listë të gjatë çështjesh që duhen diskutuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




