Media Galeri

Miliarderi e ngjit supermakinën sportive deri në katin e 57

Një miliarder ka ngritur supermakinën e re që kishte blerë deri në katin e 57, në apartamentin e tij luksoz prej 39 milionë dollarësh, në Melburn të Australisë.

Adrian Portelli, i cili njihet si “Mr Lambo” për dashurinë e tij për makinat sportive, postoi në Instagram fotot e makinës së re, një McLaren Senna GTR, që i ka kushtuar 2 milionë dollarë.

“Foto me makinën time të re në katin e 57. Shumë faleminderit të gjithë atyre që e bënë të mundur këtë gjë jashtëzakonisht surreale”, shkruhet në postimin e tij në rrjetin social.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë