Rihanna pozon në Met Gala në New York City, 1 maj.
Kurorëzimi i Mbretit Charles III, veshjet e vipave në Met Gala, pamjet trishtuese nga sulmi me armë në shkollën fillore në Serbi, këto janë lajmet e botës në foto për këtë javë, të zgjedhura nga Reuters.
Princi Louis gjithmonë arrin të vjedhë shfaqjen në ngjarjet mbretërore, me veprime dhe shprehi fytyre që bëhen gjithmonë virale në internet.Aurora Borealis, e njohur si Dritat Veriore, ndriçon qiellin siç shihet nga një aeroplan pasagjerësh që fluturon për në Evropë ndërsa kalon bregun jugor të Grenlandës, më 28 prill.Njerëzit vizitojnë seksionin Mutianyu të Murit të Madh gjatë festës pesëditore të Ditës së Punës në Pekin, Kinë, 30 PrillNjë shpërthim shihet, pas një sulmi ajror izraelit në Gaza, më 2 maj.Fishekzjarret shpërthejnë pas kambanës së Pro-Katedrales Anglikane të Shën Palit dhe kupolës së Bazilikës së Zojës së Malit Karmel gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Fishekzjarreve të Maltës në Valetta, Maltë, më 30 prill.Fëmijët e evakuuar nga Sudani për t’i shpëtuar konfliktit mbërrijnë në aeroportin e Abu Dhabit, Emiratet e Bashkuara Arabe, më 29 prillNjë nënë dhe një fëmijë jashtë shkollës, pas të shtënave masive, pasi një djalë hapi zjarr ndaj të tjerëve, duke vrarë bashkënxënësit dhe stafin në Beograd, Serbi, 3 maj. Demonstruesit mbrojnë veten me çadra mes gazit lotsjellës gjatë marshimit tradicional të 1 Majit, një ditë mobilizimi kundër ligjit francez të reformës së pensioneve dhe për drejtësinë sociale, në Nante, Francë, 1 maj 2023
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.