Media Galeri

Në Dubai do të printohet xhamia e parë

Vitet e fundit, printimi 3D është përdorur për të ndërtuar gjithçka, nga shtëpitë tek bizneset dhe madje edhe ura. Tani, në Dubai do të ndërtohet xhamia e parë në botë e printuar në 3D.

Xhamia do jetë 2000 metra katrorë, dy kate. Ndërtimi është planifikuar të fillojë në fund të vitit dhe pritet të përfundojë në tremujorin e parë të 2025.

“Ne zgjodhëm të printojmë xhaminë 3D sepse është një teknologji e re dhe inovative që mund të kursejë kohë dhe burime në krahasim me metodat tradicionale të ndërtimit”, tha Alhalyan Alsuëaidi, inxhinier.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë