Kosova

Mediat serbe për draftin e Asociacionit: Pikat e nxehta që rrëzoi Kurti në Bruksel

Dështimin për draftin e Asociacionit mediat serbe sigurisht ia faturojnë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Novosti ka publikuar ekskluzivisht dhe draftin që u prezantua në takimin e Brukselit të martën(2 maj) por që u refuzua nga Kurti.

“Nën mirazhin e “Republika Srpska e re në Kosovë”, e cila ushqehet me bollëk nga disa qarqe perëndimore, Kurti më së shumti shqetësohej nga neni 2, i cili flet për territorin që do të administrohet nga ZSO (Asociacioni) dhe “simbolet e saj të shtetësisë”, shkruan Novosti.

Duke theksuar se Kurti e interpreton si të drejtën për flamur, stemën dhe himnin dhe selinë administrative që do të ishte në Mitrovicën e Veriut.

Gjithashtu mospajtim të thellë Kurti raportohet të ketë pasur edhe me Nenin 16 në të cilin flitet për atë se si Asociacioni menaxhon pronat dhe asetet publike, infrastrukturën dhe burimet natyrore.

“Novosti” përmend edhe fakti që specifikon të drejtën e Asociacionit për të marrë para nga buxheti i Serbisë.

Kosova ka shprehur mospajtim edhe me Nenin 54 ku thuhet se asetet publike, rrugët, urat, minierat, hekurudhat, parqet që ndodhen brenda territorit të Asociacionit menaxhohen nga vetë Asociacioni. 

Mediat serbe shkruajnë se në takimin e Brukselit ka pasur dhe debate të Kurtit, Bislimit duke penguar prezantimin nga ana e Koordinatores së Ekipit Menaxhues, Danijela Vujiçiç.

Në një moment, është dashur të ndërhyjë edhe Aleksandar Vuçiç për t’i qetësuar dhe kjo qartazi kanë demonstuar dhe nenet e Statutit që nuk u pëlqejnë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë