Media Galeri

Mbrëmja e Met Gala në fotografi

E hëna e parë e majit ka kthyer në Muzeun Metropolitan të Artit në New York natën më ekstravagante të modës, Met Gala.

Tema e këtij viti ishte “Në nder të Karl”, një atribut për jetën dhe karrierën e Karl Lagerfeld, stilisti i cili transformoi disa nga shtëpitë më të famshme të modës.

Lagerfeld vdiq në vitin 2019, në moshën 85-vjeçare, ndërsa ende po drejtonte Chanel dhe Fendi.

Tema e Met Gala bazohet në shfaqjen pranverore të Institutit të Kostumeve “Karl Lagerfeld: A Line of Beauty”.

Ndërkohë që gjithë bota po priste të shihte artistët më të mëdhenj dhe veshjet e tyre, Serena Williams njofton shtatzëninë në tapetin e kuq të Met Gala.

Williams ka konfirmuar se është shtatzënë me fëmijën e dytë, duke u thënë gazetarëve në Met Gala se “ishim tre prej nesh” në tapetin e kuq, ku ajo mbërriti me bashkëshortin Alexis Ohanian.

Ndërkohë një tjetër moment që nuk kaloi pa u vënë re ishte hyrja e Rihanna-s në tapetin e kuq, 2 orë pasi kishin kaluar të gjithë të pranishmit.

Ajo në fillim e mbuloi veshjen e saj me një pallto të madhe dhe syze ku qerpikët ishin vendosur sipër tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë