Duke bërë homazhe tek përmendorja dedikuar personave të zhdukuar me dhunë gjatë luftës, kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se pret që në takimin e 2 majit me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, të diskutohet me urgjencë çështja e të pagjeturve.
Kjo sepse sipas tij, në aneksin për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit saktësohet se duhet trajtim urgjent.
“Ne në aneksin për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit kemi thënë se është urgjente çështja e të pagjeturve, pres me urgjencë të trajtohet çështja e të pagjeturve më 2 maj.
Gjykimi në mungesë mundësohet tash e 4 vjet, prandaj i bëj thirrje Prokurorisë Speciale që ato mijëra dëshmi që i kemi për krimet në Kosovë të shndërrohen e aktakuza për përgjegjësit, sikurse në Kroaci edhe në Kosovë mund të gjykohen në mungesë. Është e paarsyeshme çfarëdo vonese, se dëshmitarët po vendin e po plaken”, tha Kurti.
Në Kosovë më 27 prill shënohet Dita Kombëtare e të Zhdukurve nga lufta e fundit 1998/99.
Sipas të dhënave zyrtare, 1.617 persona konsiderohen të zhdukur me forcë që nga lufta e fundit në Kosovë.
Kryeparlamentari Glauk Konjfuca, tha se Kosova duhet të punojë me faktorin ndërkombëtar që Serbia “të japë përgjegjësi dhe llogari”, për siç tha, rrëmbimin dhe zhdukjen me dhunë të mijëra qytetarëve shqiptarë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




