Një Barbie me sindromën Down është kukulla e fundit që është prodhuar nga Mattel.
Gjigandi amerikan i lodrave prej kohësh është përballur me kritika se Barbie tradicionale nuk përfaqëson gratë e vërteta dhe për këtë, vitet e fundit ka krijuar kukulla me aparat dëgjimi dhe karrige me rrota.
Qëllimi i Mattel është që të gjithë fëmijët ta shihnin veten në Barbie.
Kukulla origjinale e lançuar në vitin 1959 kishte këmbë të gjata, një bel të hollë dhe flokë bjonde të gjatë.
Akademikët nga Universiteti i Australisë Jugore thanë se gjasat që një grua të ketë formën e trupit të Barbie ishte një në 100,000.



Disa aktivistë kërkuan që Barbie të përfaqësonte një imazh më realist të trupit.
Në vitin 2016 Mattel nxori në treg Curvy Barbie, Tall Barbie dhe Petite Barbie , si dhe një gamë të gjerë tonesh lëkure që pasqyrojnë etni të ndryshme.
Lisa McKnight, drejtuese globale e Barbie & Dolls në Mattel tha se shpreson që kukulla e re do të çojë në një botë më të pranueshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




