Media Galeri

Fotot që tregojnë koston e vdekjes

Kostoja e vdekjes për ata që tashmë përballen me presion financiar është subjekt i një ekspozite të re fotografike.

Pacientët me sëmundje terminale lejuan fotografen fituese të çmimeve Margaret Mitchell të dokumentonte javët e fundit të jetës së tyre.

Pacientët dhe të dashurit e tyre gjithashtu regjistruan shqetësimet për sëmundjet dhe paratë.

Ekspozita, e cila sapo është hapur në Universitetin e Glasgow, është kulmi i një studimi katërvjeçar mbi presionet financiare të fundit të jetës.

Qëllimi ishte që pjesëmarrësit të mund të tregonin historinë e tyre me fjalë dhe imazhe.

Stacey: Duke luftuar me tarifat e taksisë për takime

Stacey, 39 vjeç, jetonte me një gjendje të rrallë gjenetike të trashëguar të quajtur sindroma Li-Fraumeni, e cila e bën një person të ndjeshëm ndaj zhvillimit të kancerit. Ajo jetonte me partnerin dhe nënën e saj në një apartament me një dhomë gjumi në Glasgow.

Tarifat e taksive për trajtimin mjekësor ishin një barrë.

“Më duhet të shkoj gati çdo ditë në spital për të marrë trajtim dhe tani thjeshtë nuk kemi më mundësi ekonomike”, tha Stacey. Stacey vdiq së fundmi.

Liz: Të jetosh vetëm në një banesë që pikon

Liz e dinte se banesa e saj nuk ishte perfekte. Fotografitë e saj dokumentojnë mykun në dhomën e saj të gjumit dhe një tavan që pikon. Ajo e dinte se njerëzit mund ta shihnin atë si “të rrëmujshme”, por ishte shtëpia e saj.

Pas një diagnoze me kancer të mushkërive, Liz luftoi për të marrë mbështetje. Ajo ishte e ndarë nga familja dhe jetonte vetëm por radio ishte e vetmja gjë që e shoqëroi gjatë ditëve të fundit të jetës.

Max: Një veteran i ushtrisë që donte të ishte me qenin e tij

Për veteranin e ushtrisë Maks, qëndrimi në shtëpi deri në fund të jetës së tij ishte një prioritet. Ai donte të ishte me miqtë dhe qenin e tij, Lily.

“Unë preferoj të jem në shtëpi. Askush nuk dëshiron të jetë në spital. Unë dua të bëj gjërat e mia”, tha ai.

Margaret: Duke menduar për të ardhmen e vajzës së saj

Pasi u rrit në qytet, 64-vjeçarja Margaret ia atribuoi kancerin ndotjes. Ajo kishte jetuar në një rrugë të ngarkuar dhe punonte mbi një stacion autobusi për vite me radhë.

Pas diagnozës, shqetësimi i saj kryesor ishte të sigurohej që vajza e saj adoleshente të ishte mirë financiarisht kur ajo të mos ishte më në jetë.

Me ndihmën e një punonjësi social, Margaret u përpoq të siguronte një të ardhme për vajzën e saj, duke i siguruar pension.

Andi: Duke lënë shënime për mbesën e tij

Kur 53-vjeçari Andy shkoi në spital, ai nuk donte që të përmendte emrat e familjarëve të tyre që të mos paguanin tarifat pasi ai të vdiste.

Kanceri i fytit e bëri të vështirë për të që të komunikonte. Ai ishte shumë i sëmurë dhe “thjesht donte të vdiste”.

Pasi ai u bë keq, vajza dhe mbesa e tij shkuan ta takonin dhe kështu ai rregulloi marrëdhëniet me familjen e tij.

Fotografja Margaret Mitchell vuri re një kavanoz me shënime pranë shtratit të tij. Andi shpjegoi se po shkruante shënime për t’ia lënë mbesës së tij kur ai të largohej nga kjo jetë.

Ekspozita “Cost of Dying” zgjat nga 25 prilli deri më 5 maj në Qendrën e Kërkimeve të Avancuara (ARC) në Universitetin e Glasgow.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë