Nga Gazeta ‘SI’ – Kosova kalon hapin e parë për procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës ka votuar me mbi 2/3 e votave të shteteve anëtare pro procedimit të aplikimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare e Këshillit të Europës.
33 shtete anëtare të Këshillit të Evropës. Ndërsa kundër aplikimit të Kosovës ishin 7 shtete anëtare Azerbajxhani, Qipro, Gjeorgjia, Hungaria, Rumania, Serbia e Spanja. Të pavendosur ishin Sllovakia, Greqia, Bosnjë-Hercegovina, Armenia e Ukraina.
Pas kësaj, Asambleja Parlamentare e KiE do të diskutojë dhe votojë në një takim të radhës për një raport të cilin do ta përgatisë vetë. Raporti mund të shqyrtohet në qershor ose tetor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




