Kosova

‘Serbët po kërcënohen në Kosovë’, Bërnabiç: Vetëm Kosova duhet ta zbatojë marrëveshjen

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç thotë se nga marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës, vetëm kjo e fundit ka detyrime ndaj komunitetit europian.

Në një intervistë për median serbe, Bërnabiç u shpreh se kërkesat e Brukselit janë të qarta ndaj Kosovës për krijimin e bashkësisë së komunave me shumicë serbe.

Ajo thotë se Albin Kurti ka shtuar provokimet ndaj Beogradit dhe se serbët janë të kërcënuar vazhdimisht.

“Serbët kërcënohen dhe qëllohen. Varrezat serbe po shkatërrohen. Pyetja ime për ndërkombëtarët është sesi Bashkimi Euriopian mund të garantojë një marrëveshje, kur pala e Kosovës nuk e respekton atë”, tha Bërnabiç.

Në 19 prill bëhen 10 vite nga firmosja e marrëveshjes së Brukselit mes dy vendeve. Sipas Bërnabiç sot serbët jetojnë më keq se më parë në Kosovë.

“Ne vijojmë të jemi konstruktivë. Drejtori i Zyrës për Kosovës, Petar Petkoviç, ka marrë pjesë në bisedimet teknike ne Bruksel. Ka disa përparime që janë arritur në çështjen e personave të humbur”, u shpreh ajo.

Në Beograd opozita ka hedhur akuza drejt Vuçiç duke kërkuar një linjë më të ashpër për Kosovën ndërsa Bërnabiç thotë se Vuçiç është politikani që po mbron më së miri interesat e serbëve në arenën ndërkombëtare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë