Ekonomi

Kissinger: Kinë-SHBA mund të shmangin katastrofën

David Tweed-Henry Kissinger, guruja 95-vjeçar i politikës së jashtme ndaj liderëve botërorë, tha se ishte “mjaftueshëm optimist” që SHBA-të dhe Kina mund të shmangin një konflikt të madh që mund të shkatërrojë rendin aktual botëror.

Duke folur në Forumin e Ekonomisë së Re në Singapor për Bloomberg, Kissinger u shpreh se negociatorët e trgtisë së SHBA-ve dhe Kinës nuk duhet të përfshihen në detaje që nuk kanë zgjidhje dhe së pari ti shpjegojnë njëra-tjetrës se çfarë objektivash po përpiqen të arrijnë, dhe çfarë koncesionesh mund dhe nuk mund të bëjnë.

“Nëse rendi botëror mund të përkufizohet nga konflikte të vazhdueshme mes SHBA-ve dhe Kinës, herët ose vonë kjo situatë  rrezikon të dalë jashtë kontrollit,” tha Kissinger, i cili ndërmjetësoi afrimin e ShBA-ve me Kinën më shumë se katër dekada më parë si ish Sekretari i Shtetit i Presidentit Richard Nixon dhe gjithashtu ka këshilluar shumë president të SHBA-ve qysh atëherë.

“Disa mosmarrëveshje janë të paevitueshme , por objektivi ka nevojë që të dy vendet të kuptojnë që një konflikt thelbësor mes tyre do të shkatërrojë shpresën për rendin botëror,” tha ai. “Unë mendoj që objektivi mund të arrihet dhe në fakt jam mjaftueshëm optimist që do të arrihet.”

Amerikanët kanë nevojë të mësojnë se jo çdo krizë shkaktohet nga vullneti i keq, ndërsa Kina duhet të evoluojë përtej modelit të të qenit fuqia kryesore e madhe e Azisë, tha Kissinger.

“Bota do të ketë një pamje të tmerrshme” nëse SHBA-të dhe Kina do të lejonin që çështjet tregtare do të degradonin në konflikte strategjikë, tha ai, duke shtuar: “Unë mendoj që ne kemi incentive të larta për të shmangur katastrofën.”

Forumi i Ekionomisë së Re është organizuar nga Bloomberg Media Group, një ndarje e Bloomberg LP, kompania mëmë e Bloomberg News.

*Burimi: Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë