Sociale

Ndodh për herë të parë/ Kisha katolike shqiptare organizon “Udhën e Kryqit”(video)

Për herë të parë, Kisha Katolike Shqiptare, ashtu si në Vatikan, organizon Procesionin e “Udhës së Kryqit”, përjetimin e Kalvarit të Krishtit të 14 Stacioneve të Tij, në Mjediset e Sheshit “Nënë Tereza”, procesion të cilin do ta udhëheqë e celebrojë Atqipeshkvi Mitropolit të Dioqezës Tiranë-Durrës Shkëlqesia e Tij Monsinjor Arjan Dodaj, së bashku me Ambasadorin e Selisë së Shenjtë të Vatikanit në Shqipëri, Eminenca e Tij e Lartë Lugi Bonazzi.

Monsinjor Arjan Dodaj ka treguar domethënien e ritit dhe shpjegoi procedurat fetare që ndiqen në këtë rast.

“Siç e do tradita e krishterë, edhe ne mblidhemi së bashku në këtë shesh për të përjetuar momentet e fundit të jetës së Jezusit, udha e tij me kryqin e shenjë. Ne do të përshkojmë 14 ndalesa ku përjetojmë momente të ndryshme të mundimit të Tij. Në to identifikojmë ecurinë e jetës sonë, mbarë njerëzimi është i shtypur nga pesha e kryqit. Sot njeriu është i rrëzuar në shumë aspekti si lufta dhe krizat ekonomike. Koloseu emblemë e këtij riti, ku Papët nga 19750 kanë dashur ta bëjnë këtë vend në qendrën e martirizimit të krishterëve të parë ku iu hidheshin kafshëve të egra kur nuk braktisnin fenë e të përqafonin fenë pagane të perandorëve. Koloseu është vendi i persekutimit dhe martirizimit të krishterëve në mbarë botë”, tha Mosnjor Dodaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë