Nga Gazeta ‘SI’ – Inflacioni gjatë muajit mars 2023 zbriti me 0.7% nga shkurti 2023 duke shënuar rënien më të madh në një vit. Në raport vjetor, inflacioni iu afruar nivelit të marsit 2022, 5.3%, kur sapo kishin nisur efektet e para të rritjes së çmimeve.
Nga shkurti në mars, inflacioni duket së ka rënë si pasojë e uljes së çmimeve të naftës (transportit) me 1%, pasi të gjitha grupet e tjera kanë pësuar rritje.
Ushqimet dhe pijet joalkoolike janë rritur me 1.7%, në mars, pasuar nga grupi argëtim dhe kulturë me 1.6% dhe pije alkoolike dhe duhan me 0.6%.

Në raport vjetor, transporti është ulur me 7.5% dhe ushqimet e pijet joalkoolike janë rritur me 11%, pasuar nga grupet mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë me 6.6%, argëtim dhe kulturë me 4.7%, hotele, kafene dhe restorante me 4.6%.
Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “qumësht, djathë dhe vezë” u rritën me 21%, pasuar nga nëngrupet “peshk” me 16%, “zarzavate përfshirë patatet” me 14%, “mish” me 1%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 8%, “bukë dhe drithëra” me 5.6%, etj.
Gjithsesi, Banka e Shqipërisë dhe ministria e Financave nuk parashikojnë një normalizim të inflacionit deri vitin që vjen. BSH çoi në 3% normën bazë të interesit pak ditë më parë, pikërisht si masë kundrejt inflacionit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



