Media Galeri

Dalin në ankand atletet e Virgil Abloh dhe Futura Laboratories

Modelet e stilistit të ndjerë Virgil Abloh vazhdojnë të tërheqin vëmendjen në ankand. Shtëpia e ankandeve Sotheby’s po shet tetë palë të markës “The Nike Dunk Low ‘Virgil Abloh x Futura Laboratories” të ardhurat e së cilave shkojnë për Fondacionin Virgil Abloh.

Kreu i koleksioneve moderne të Sotheby’s, Brahm Wachter tha se si Futura ashtu edhe Virgil janë dy nga dizajnerët më të rëndësishëm kur bëhet fjalë për atlete.

“Të shohësh ata të dy duke bashkëpunuar në dizajnin ikonik të Nike Dunk është me të vërtetë diçka e veçantë”.

Shitjet do të bëhen online deri më 14 Prill me oferta që variojnë nga 2 mijë deri në 4 mijë dollarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë