Treg

OpenAI: 80% e punëve mund të ndikohen nga inteligjenca artificiale, profesionet më të prekura

OpenAI, kompania që qëndron pas chatbot-it të njohur ChatGPT, ka publikuar shifrat për ekspozimin e punëve të ndryshme ndaj inteligjencës artificiale (AI). Shifrat janë të habitshme.

Duke përdorur modelin e tij më të fundit të gjuhës së mësimit të makinerive (machine learning language model, LLM), GPT-4, si dhe ekspertizën njerëzore, studiuesit hetuan implikimet e mundshme të modeleve gjuhësore në profesionet brenda tregut të punës në SHBA.

Ndërsa studiuesit theksojnë se dokumenti nuk është një parashikim, ata zbuluan se rreth 80% e fuqisë punëtore në SHBA, mund të kenë të paktën 10% të detyrave të tyre të punës të prekura nga GPT-të, ose Transformatorët e Trajnuar Paraprakisht (Generative Pre-trained Transformers).

50% e detyrave të rreth 19% të punonjësve mund të prekeshin.

Cilat punë janë më të ‘ekspozuara’?

Për studimin, ekspertët njerëzorë dhe AI përpunuan veçmas ekspozimin e profesioneve të ndryshme. Modeli i gjuhës etiketoi 86 vende pune si “plotësisht të ekspozuara”.

Ekspozimi i plotë nuk do të thotë, që detyrat mund të automatizohen plotësisht nga këto teknologji, siç vërejnë autorët – por do të thotë se ata vlerësojnë se GPT-të mund t’u kursejnë punëtorëve “një sasi të konsiderueshme kohe, duke kryer një pjesë të madhe të detyrave të tyre”.

Njerëzit etiketuan 15 profesione si plotësisht të ekspozuara, ndërsa modeli i gjuhës etiketoi 86 si plotësisht të ekspozuara.

Profesionet 100% të ekspozuara sipas njerëzve janë:

  • Matematikanë
  • Ekonomistët tatimorë
  • Analistët sasiorë financiarë
  • Shkrimtarët dhe Autorët
  • Dizajnues të faqeve të uebit dhe dixhitale.

Profesionet e tjera me përqindje të lartë të listuara nga njerëzit ishin:

  • Studiuesit e Sondazheve (84.4)
  • Shkrimtarë dhe autorë (82.5)
  • Përkthyes (82.4)
  • Specialistët e Marrëdhënieve me Publikun (80.6)
  • Shkencëtarët e kafshëve (77.8).

Profesionet 100% të ekspozuara sipas AI janë:

  • Matematikanë
  • Kontabilistët dhe Auditorët
  • Analistë të lajmeve, reporterë dhe gazetarë
  • Sekretarët Ligjorë dhe Asistentët Administrativë
  • Menaxherët e të dhënave klinike
  • Analistët e politikave të ndryshimeve klimatike.

Profesionet e tjera me përqindje të lartë të listuara nga AI ishin:

  • Nëpunësit e korrespondencës
  • Inxhinierët e Blockchain
  • Reporterët gjyqësorë
  • Redaktorët.

Kufizimet e studimit

Autorët vënë në dukje një sërë kufizimesh të studimit të tyre. Studiuesja e OpenAI, Pamela Mishkin, i thekson.

“GPT-të e sotme mund të bëjnë shumë. Gjatë viteve të fundit ne kemi parë, që ata të bëhen gjithnjë e më të mirë në zgjidhjen e detyrave gjithnjë e më komplekse,” postoi ajo.

Kufizimi i parë i identifikuar ishte fakti që qasja e tyre, mbështetej në subjektivitetin e etiketimit, i cili mund të çonte në gjykime të njëanshme në lidhje me besueshmërinë dhe efektivitetin e GPT-ve në detyra të caktuara pune brenda profesioneve të panjohura për studiuesit njerëzorë.

Ata gjithashtu deklarojnë se rezultatet e GPT-4 janë “të ndjeshme ndaj ndryshimeve në formulimin e rubrikës, renditjen dhe përbërjen e kërkesës” dhe detaje të tjera në kërkesë, që nënkuptonin se kërkesat njerëzore dhe LLM ndryshonin.

Për më tepër, autorët pranojnë se është e paqartë se deri në çfarë mase profesionet mund të ndahen plotësisht në detyra specifike, dhe nëse kjo qasje heq disa kategori aftësish ose detyrash të nevojshme, për kryerjen kompetente të një pune. 


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë