Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka folur sërish për dakordësinë mes Kosovës dhe Serbisë mbi aneksin e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve, e propozuar nga Bashkimi Evropian.
Hovenieri pas takimit me kryeministrin Albin Kurti ka thënë se për SHBA-në është e rëndësishme që ka dakordësi për këtë çështje.
Ai ka kërkuar nga kryeministri Kurti të punojë me SHBA-në për zbatimin e Asociacionit.
“Ne i mirëpresim të dyja marrëveshjet e arritura. Ne kemi një kërkesë standarde, që kryeministri të punojë me ne për zbatimin e Asociacionit”, ka thënë Hovenieri para gazetarëve.
Hovenieri theksoi se pritshmëritë e SHBA-së mbesin të njëjta, pra zbatimi i të gjitha marrëveshjeve, përfshirë Asociacionin.
“Pritshmëritë e SHBA-së mbesin ato që janë: Të gjitha marrëveshjet duhet të zbatohen, përfshirë edhe Asociacionin”, ka shtuar ambasadori.
Ambasadori amerikan sot në një postim në Twitter bëri të ditur se zbatimi i marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë është kritik për përparimin e së ardhmes së Kosovës.
Ndërkohë kryeministri Albin Kurti ka takuar sot të gjithë ambasadorët e akredituar në Kosovë dhe nuk ka bërë asnjë koment
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.