Sociale

Korça zbardhet nga bora në pranverë, akset nacionale pa probleme

Gazeta Si - Edhe pse data shënon mesin e muajit mars, duke prekur në një farë mënyre stinën e pranverës, i gjithë qarku i Korçës është përfshirë nga reshjet e dëborës me intensitet mesatar.

Në rrugën e Dardhës, trashësia e dëborës ka arritur deri në 10 cm, ndërsa në aksin rrugor Korçë-Ersekë, konkretisht në Qafën e Qarrit reshjet kanë arritur deri në 7 cm.

Reshjet e borës kanë përfshirë Korçën dhe zonat malore të juglindjes më saktësisht segmentin e Dardhës, Qafa e Qarrit aksi Korçë - Ersekë, por edhe në rrugën Korçë – Voskopojë.

Gjithsesi akset rrugore nacionale dhe turistike janë të hapura për qarkullim pasi është punuar me mjet borëpastrues dhe zonat problematike janë kriposur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë