Media Galeri

Fotografi që rrezikon për të bërë fotot perfekte

“Jam i gatshëm, më shumë se shumica e njerëzve, të kaloj disa peripeci”. Kështu shprehet fotografi amerikan Tim Laman, teksa ndodhet në ujë i ulur në gjunjë në një lum për të bërë fotot perfekte të disa zogjve.

Laman vizitoi pellgun e Orinokos të Venezuelës duke kërkuar disa zogj të veçantë me ngjyra të ndryshme.

Ai donte t’i fotografonte zogjtë në dritën e mbrëmjes dhe të mëngjesit që do të thotë se do ta kalonte natën në lum. Në fund ia vlejti sepse fotografitë janë thjeshtë mbresëlënëse.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë