Media Galeri

Stacioni i braktisur i trenit shndërrohet në hotel luksoz

Në sfondin e maleve Pyrenees, thellë në luginën e Aragonit, Spanjë shtrihet një ndërtesë mbresëlënëse. Është stacioni Canfranc, dikur një stacion hekurudhor i braktisur, tani një hotel luksoz.

Stacioni Canfranc u hap si një stacion hekurudhor në vitin 1928, me një ceremoni inaugurimi ku morën pjesë Mbreti i Spanjës dhe Presidenti i Republikës Franceze pasi hoteli ndodhet në Spanjë, por jo shumë larg kufirit francez.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Canfranc ishte “dëshmitar” i arrestimeve, spiunazhit dhe trafikut të arit. Në vitin 1970, stacioni i mbylli dyert.

Stacioni qëndroi ashtu për dekada derisa filloi puna për të transformuar ndërtesën ende të bukur në një hotel. Pas vitesh rigjenerimi, ‘Canfranc Station’ mirëpriti mysafirët e tij të parë në janar 2023.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë