Më shumë se gjysma e njerëzve nuk mund të identifikojnë nëse fjalët janë shkruar nga chatbot të AI si ChatGPT, ka treguar hulumtimi i ri, dhe Gjenerata Z (të lindurit pas vitit 1990 deri në 2010) janë më keq.
Studiuesit zbuluan se 53 për qind e njerëzve nuk arritën të dallonin ndryshimin midis përmbajtjes së prodhuar nga një njeri, një AI ose një AI të redaktuar nga një njeri.
Në mesin e të rinjve të moshës 18-24 vjeç, vetëm katër në 10 ishin në gjendje të dallonin një përmbajtje nëse ishte shkruar nga një njeri apo një ChatGPT.
Ndërkohë njerëzit e moshës 65 vjeç e lart ishin në gjendje të dallonin saktë përmbajtjen e AI më shumë se gjysmën e herëve.
Robert Brandl, studiuesi i cili kreu sondazhin e fundit, tha për DailyMail se fakti që lexuesit e rinj ishin më pak të zgjuar në identifikimin e përmbajtjes së AI “ishte befasues për ne”.
“Lexuesit më të vjetër kanë një bazë më të gjerë njohurish dhe mund të krahasojnë një përmbajtje të shkruar nga njeriu dhe një përmbajtje të shkruar nga ChatGPT thjesht sepse ata kanë pasur shumë vite ekspozim ndaj një informacioni të dhënë nga njeriu”.
“Një studim nga Universiteti i Florida-s tregoi se në fakt audienca më e re është po aq e ndjeshme ndaj lajmeve të rreme në internet sa edhe gjeneratat e vjetra, prandaj, të qenit i ri dhe potencialisht më i aftë për teknologjinë nuk është një mbrojtje për t'u mashtruar nga përmbajtja në internet”.
Hulumtimi zbuloi gjithashtu se njerëzit besojnë se duhet të ketë paralajmërime se AI është përdorur për të prodhuar përmbajtje.
Më shumë se katër në dhjetë njerëz (80.5 për qind) besojnë se kompanitë që publikojnë blogje ose artikuj lajmesh duhet të paralajmërojnë nëse është përdorur AI.
Pothuajse tre të katërtat (71.3 për qind) thanë se do t'i besonin më pak një kompanie nëse do të kishte përdorur përmbajtje të gjeneruar nga AI pa treguar për të.
“Rezultatet duket se tregojnë se publiku duhet të lajmërohet në çdo moment nëse është përdorur ChatGPT apo jo pasi e kanë të vështirë të bëjnë dallimin midis përmbajtjes së krijuar nga njeriu dhe AI”, tha Brandl.
Ai thotë se “ne u befasuam kur pamë se sa lehtë njerëzit e konsideronin shkrimin e AI një krijim njerëzor”.
Brandl tha gjithashtu se shumë në sondazh dukej se supozonin se çdo përmbajtje ishte krijuar nga AI dhe se një kujdes i tillë mund të jetë i dobishëm.
Studiuesit gjithashtu zbuluan se aftësia e njerëzve për të dalluar përmbajtjen e gjeneruar nga AI ndryshonte sipas sektorëve. Përmbajtja shëndetësore e krijuar nga AI ishte në gjendje të mashtronte më së shumti përdoruesit, me 56.1 për qind që menduan gabimisht se përmbajtja e AI ishte shkruar nga një njeri ose redaktuar nga një njeri.
Teknologjia ishte sektori ku njerëzit mund të dallonin më lehtë përmbajtjen e krijuar nga AI, me 51 për qind që identifikonin saktë përmbajtjen e krijuar nga AI.
Sipas firmës analitike SimilarWeb, ChatGPT kishte mesatarisht 13 milionë përdorues në ditë në janar, duke e bërë atë aplikacionin me rritjen më të shpejtë të të gjitha kohërave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.