Media Galeri

Në Pompei delet po i ndihmojnë arkeologët të ruajnë rrënojat e lashta

Një tufë delesh që kullosin po i ndihmojnë arkeologët të ruajnë rrënojat e lashta të Pompeit, qyteti romak që u varros nën disa metra shtuf pas shpërthimit katastrofik të vullkanit në malin Vezuv.

Arkeologët kanë zbuluar vetëm rreth dy të tretat e zonës në Pompei që nga fillimi i gërmimeve 250 vjet më parë.

Ruajtja e pjesëve të paeksploruara të qytetit antik është një prioritet për ata që menaxhojnë vendin dhe delet janë kthyer në një ndihmë e madhe për to.

“Nëse bari dhe bimët e tjera rriten brenda ose mbi muret dhe shtëpitë e lashta, ky është një problem. Kështu që ne përpiqemi të shmangim rritjen e bimëve në mure dhe rrënoja”, thotë Gabriel Zuchtriegel, drejtori i Parkut Arkeologjik të Pompeit.

Një tufë prej 150 delesh janë vendosur aty ku kullosin çdo ditë që mos të lënë barin të rritet.

“Ne përpiqemi të shpjegojmë se ky është në fakt një projekt i qëndrueshëm dhe i ndihmon rrënojat”. Thotë Zuchtriegel.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë