Lista Serbe ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme, që do të mbahen në komunat në veri të Kosovës.
“Shfrytëzojmë rastin t’i informojmë qytetarët tanë se partia jonë politike nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, sepse nuk janë plotësuar kërkesat që na bënë të largohemi nga institucionet e Kosovës dhe as nuk do të marrim pjesë në ndonjë zgjedhje deri në përmbushjen e kërkesave tona legjitime”, thuhet në njoftim.
Ata thonë se Kosova dhe KQZ-ja duan të organizojnë zgjedhje të “njëanshme”, që sipas tyre nuk respektohen të drejtat e popullit serb.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




