Një 26-vjeçare po bën realitet ëndrrën e shumë njerëzve, të ketë një shtëpi luksoze që ka shpenzuar vetëm 35 mijë dollarë për të.
Në vitin 2019, Precious Price bleu një shtëpi me tre dhoma gjumi në Atlanta, Georgia për 196000 dollarë.




Pasi e bleu, ajo vendosi të jepte me qira dy dhomat që nuk i përdorte por ishte e vështirë pasi askush nuk dëshironte të jetonte në shtëpi me një të panjohur. Kështu ajo vendosi të ndërtonte një shtëpi të vogël afër shtëpisë së saj dhe të jetonte aty, ndërkohë që shtëpinë e madhe mund ta jepte plotësisht me qira.
Shtëpia e vogël 25 metra2 i ka kushtuar 35 mijë dollarë dhe Price thotë se ka çdo gjë që i duhet një personi për të jetuar mirë.



Ajo tregon se të gjithë njerëzit që e vizitojnë suprizohen nga hapësira e madhe që ka ajo shtëpi e vogël.
Tani Price është bërë një folëse në TED, ku tregon mënyrën e saj për të bërë biznes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




