Media Galeri

“Marshojmë pas teje komandant”, 820 ushtarë të FSK-së formojnë portretin e Komandantit Adem Jashari (video)

Në vigjilje të Epopesë së UÇK-së dhe 5 Marsit – Ditës së Kazermës “Adem Jashari”, rreth 800 ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në poligonin e kazermës, realizuan portretin e Komandantit Legjendar, Adem Jashari, ideuar nga artisti Besart Gashi dhe realizuar nga nënoficeri Vesel Raci. Video është publikuar nga Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj.

Teksti i marshit:
Marshojmë pas teje Komandant,
Të pandalshëm,
Të pathyeshëm,
Triumfues
Përjetësisht,
Dje, sot, nesër,
Në shpirt- fryma juaj,
Në trup- forca juaj,
Në mendje- vizioni juaj.
Përjetësisht,
Adem Jashari,
Emblema dhe Flamuri ynë!
Të lavdishëm gjithmonë Komandanti Adem Jashari, Familja Legjendare Jashari dhe gjithë të rënët për lirinë e kombit dhe atdheut!


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë