Nga Gazeta Si – Ka përfunduar takimi mes shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borell me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Mësohet se zyrtari i lartë i BE-së, që po ndërmjetëson raundin e radhës së bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit, po zhvillon dhe një takim veçmas me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
Në Bruksel gjithashtu ndodhet edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Emisari i SHBA-ve për Ballkanin, Escobar ka takuar përpara Borell, ndarasi udhëheqësit e të dyja vendeve për të nxitur përparim në procesin e bisedimeve.
Sipas informacioneve, rreth orës 18:00 do të nisë takimi i përbashkët mes Vuçiç, Kurtit, Borrell dhe Lajçak. Pritet që shefi i politikës së jashtme, Josep Borrel të japë një deklaratë në përfundim të këtij ndërmjetësimi. Sinjalet janë që plani franko-gjerman të pranohet nga të dyja palët. Ndërsa burimet shprehen se brenda dokumentit parashikohet edhe formimi i Asociacionit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




