Nga Gazeta ‘SI’ – Viti 2023 nisi me vlerën më të lartë të stokut të depozitave në vend, duke arritur shifrën e 1.3 trilion lekëve në fund të muajit janar.
Stoku i depozitave u rrit me pothuajse 24 mld lekë nga dhjetori në janar, 1.8%.
Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë, rritja i atribuohet kursimeve të shtuara në euro, që u rritën me rreth 20 mld lekë në një muaj, duke kapur vlerën e 745 mld lekëve. Depozitat në valutë vazhdojnë të zënë më shumë se gjysmën e totalit.
Edhe janarin e vitit të shkuar depozitat arritën vlerën më të lartë historike, 1.28 trilion lekë, por gjatë vitit pati rënie të shpeshtë dhe të fortë, lidhur me ndryshimet në tregje, por edhe zhvlerësimin e euros.
Në raport vjetor janar 2023- janar 2022, depozitat totale në sistem u zgjeruan me 5.4%. Gjithsesi, ritmet e rritjes janë ngadalësuar ndjeshëm, teksa një viti më parë zgjerimi ishte mbi 10%.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.