Mundësitë për avionë “në pension” janë në dukje të pafundme.
Disa janë shndërruar në restorante, muze, kafene dhe madje edhe vende feste. Por ky avion privat i kthyer në vilë luksoze, i vendosur në një majë shkëmbi pranë plazhit Nyang-Nyang në ishullin indonezian të Balit, mund të jetë një nga transformimet më të bukura të avionëve deri më sot.
Dikur pjesë e flotës tashmë të zhdukur të Mandala Airlines, Boeing 737 u ble nga zhvilluesi Felix Demin në vitin 2021 dhe u transportua.




Me dy dhoma gjumi dhe një pishinë, “Villa Private Jet by Hanging Gardens”, e cila ndodhet 150 metra mbi nivelin e detit, është e disponueshme për t’u marrë me qira nga prilli, me çmime për natën që fillojnë nga rreth 7.000 dollarë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




