Media Galeri

Karnavalet pushtojnë Rio de Zhaneiron për herë të parë pas pandemisë

Karnavalet e famshme të Rio de Zhaneiros janë kthyer me shkëlqimin e tyre të plotë për herë të parë që prej pandemisë dhe situatës së krijuar nga zgjedhjet në Brazil.

Shkollat më të mira ta sambas parakaluan në “Sambadrome”, e cila është shtëpia e paradës që prej viteve 1980 dhe është kryer në simbolin e karnavaleve. Në dy ditët e festivalit, 12 shkollat më të mira të sambas luftojnë për titullin e kampionëve, me mijëra këngëtarë, muzikë, e kërcimtarë të mbushur me xhevahire e pupla.

Festivali u anulua në vitit 2021 për shkak të pandemisë, e cila iu mori jetën më shumë se 700 mijë personave në Brazil, duke e bërë shtetin më të prekur nga Covid-19. Një vit më parë, karnavalet u mbajtën, por u eliminuan shumë nga organizimet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë