Një tifoz i Newcastle nxori në shitje qenin e tij në një faqe interneti, pasi i shqeu biletat e finales së Kupës Carabao me vlerë 72 paund secila.


33-vjeçari Alan Carling nga Newcastle ishte dëshpëruar pasi pa Magpies të humbnin 2-0 në shtëpi ndaj Liverpool të shtunën. Por trishtimi i tij është shtuar dhe më shumë pasi nuk do të ketë mundësi të ndjekë finale kundër Manchester United të dielën dhe kjo sepse qeni i tij Rudy shkatërroi zarfin e postës brenda të cilit ndodheshin biletat e kupës.

Në një postim në internet, mbështetësi i Newcastle tha se do të shesë qenin Golden Retriever për 5 paund. Shumë nga reagimet ishin qesharake, duke thënë se me shumë mundësi qeni ishte tifoz rival i Sunderland.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




