Teknologji dhe Inovacion

TikTok është aplikacioni që mbledh më shumë të dhëna të përdoruesve

Gjigantët e mediave sociale po ndjekin çdo lëvizje tuajën, duke grumbulluar sasi të mëdha të të dhënave personale por disa aplikacione mbledhin më shumë të dhëna sesa të tjerët.

TikTok është aplikacioni që mbledh më shumë të dhëna, sipas një studimi nga firma e sigurisë kibernetike Internet 2.0.

Në pronësi të firmës kineze ByteDance, aplikacioni popullor për ndarjen e videove ka rreth një miliard përdorues aktivë në mbarë botën. Por ka më shumë se dyfishin gjurmues.

Softueri gjurmues i TikTok mbledh në mënyrë të fshehtë të dhëna rreth përdoruesve për të rregulluar mirë algoritmin për përdoruesit. Gjithashtu softueri grumbullon informacione rreth rrjetit Wi-Fi apo edhe numrit, duke nxitur frikën se si përdoren këto të dhëna.

Por TikTok nuk është aplikacioni i vetëm, me Microsoft Teams, Outlook, Instagram, Twitter dhe Snapchat që të gjitha renditen në tetë të parat nga 22 kompanitë kryesore që thithin më shumë të dhëna, ndërsa Facebook u vlerësua si një nga më të mirat, në vendin e 16-të në studimin e firmës.

Firma tha se TikTok mbledh më shumë të dhëna se VK, versioni rus i Facebook, i ndaluar nga Apple.

Rezultati i studimit vjen në mes të një debati mbi mënyrën se si përdoret informacioni i mbledhur nga kompania.

Shumë ekspertë thonë se Kina mund ti përdorë të dhënat e njerëzve dhe për këtë arsye shumë shtete amerikanë kanë ndaluar përdorimin e TikTok.

Burimi: Daily Mail. Përshtati: Gazeta Si.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë