Dashamirësit e artit në Miami u shokuan kur një koleksioniste rrëzoi aksidentalisht në tokë një skulpturë me vlerë 42 mijë dollarë të artistit amerikan, Jeff Koons. Statuja, një nga veprat ikonë të Koons u thye në copa të vogla dhe u desh të pastrohej me fshesë nga stafi i galerisë.

Artisti vendas Stephen Gamson tha për median se po e admironte skulpturën, kur një grua e moshuar e goditi atë, duke e rrëzuar nga piedestali. Në fillim ai mendoi se ishte pjesë e një performance, por shpejt e kuptoi se kishte qenë një aksident.
Për fat të mirë për gruan, që mbeti e paidentifikuar, skupltura mbulohet nga siguracioni.
Por pavarësisht se është copëtuar në mijëra pjesë, ka ende interes për të blerë skulpturën e shkatërruar. Koleksionisti i arteve Stephen Gamson ofroi ta blinte atë sepse, siç shkroi në llogarinë e tij në Instagram, “ka një histori vërtet interesante”.

Artisti Jeff Koons, 68 vjeç, nuk ka bërë asnjë koment për incidentin. Në vitin 2019, Koons bëri histori kur skulptura e tij “Lepuri” u shit në ankand për 91.1 milion dollarë, çmimi më i lartë i shitjes ndonjëherë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




