Gazeta Si – Gjykata Speciale e Hagë ka marrë vendimin për qëndrimin në paraburgimin të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli. Një vendim që vjen pikërisht ditën e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Gjyqtari Charles Smit e ka refuzuar kërkesën e Mbrojtjes për rishikim të vendimit. “Gjykata urdhëron vazhdimin e paraburgimit për Thaçin”, – thuhet në vendimin, ku shpjegohen edhe arsyet pse dy ish-drejtuesit e UÇK-së duhet të vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim.

Rreziku se ish-presidenti mund të pengojë procedurat është arsye kryesore. Po ashtu, kryerja, nxitja ose ndihma për krime të mëtejshme janë arsye që Gjykata ka dhënë për vendimin e saj.
Zyra e Prokurorit të Specializuar më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Ajo përbëhet nga dhjetë akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit gjatë luftës ë UÇK-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




