Menaxhim

Bankat qendrore dhe qeveritë të mos ndërhyjnë në industrinë e kriptove, thjesht ta rregullojnë atë

A duhet shteti të jetë në biznesin e pagesave? Është një pyetje e thjeshtë, por që përbën thelbin e nismave të bankave për të krijuar një monedhë digjitale (CBDC). Një paund digjital, një euro apo renminbi nuk është njësoj si Britcoin. Monedhat e bankave, CBDC-të janë të ngjashme më shumë me stablecoins se sa kriptomonedhat në vetvete. Fatkeqësisht, potenciali i tyre për të shkatërruar sipërmarrjen e lirë është shumë real. Kontrolli se si, çfarë dhe kur transferohen paratë nuk është vendi ku qeveria duhet të konkurrojë, me një avantazh masiv përballë sistemit tjetër monetar.

Banka e Anglisë nxorri së fundmi një konsultim 80 faqe, ndjekur nga një fjalim nga zëvendësguvernatori Jon Cunliffe. Kërkimet kanë kushtuar 10 mln paund deri tani, që sigurisht do të rriten në tentativën për të ndjekur pas ccdo hapi teknologjinë në ndryshim.

Banka angleze mund të jetë disa hapa para, por Banka Qendrore Europiane do të japë mendimin e vetë në tetor dhe Banka Federale në SHBA po bën gati dy projekte. Provat në Bankën Popullore të Kinës kanë avancuar mirë, megjithëse me sukses të kufizuar.

Një CBDC duket si një gjë që ne duhet ta mirëpresim në vend që ta lëmë në dorë të Big Tech apo Big Finance, për të dominuar në fushën e kriptove. Në CBDC do të marrin pjesë vetëm institucionet që aprovohen nga bankat qendrore, por aksesi që i jepet qeverisë është telash më vete.

Një mosmarrëveshje midis kamionistëve në Kanada tregon se sa shpejt qeveritë mund të futen në llogaritë bankare të njerëzve për të kundërshtuar sjelljet që ata nuk pëlqejnë. Perspektiva që bankat qendrore të jenë në gjendje të vendosin norma negative interesi dhe të ulin në mënyrë aktive kursimet e njerëzve është vërtet e frikshme.

Ekziston një çështje tjetër me zhvendosjen në paratë digjitale. Gjatë dekadës së fundit, transaksionet me para në Angli kanë rënë mezi në 15%. Në teori, një CBDC mund të operohet pa një llogari bankare, por kjo është e kotë nëse nuk ka dyqane me pakicë që do ta pranojnë atë. Duhet të ketë një mësim se si San Francisko dhe Nju Jorku kanë vepruar për të reduktuar dyqanet me cash- sepse këtu nis kalbëzimi që nuk shikohet.

4% e popullsisë ë Angli nuk kanë një llogari bankare, afërsisht aq edhe ata që nuk kanë akses ë internet. 16% nuk kanë një celuar, që janë pjesë që nuk e duan dhe me gjasa nuk do e marrin kurrë. Këta qytetarë rrezikojnë të shkëputen plotësisht jo vetëm nga sistemi financiar, por edhe nga vetë shoqëria. Mund të ketë një rast për lehtësimin e transaksioneve digjitale midis institucioneve financiare dhe kompanive, por krijimi i kuletave digjitale me pakicë në bankat qendrore do të ishte i barabartë me agjencitë qeveritare që hyjnë drejtpërdrejt në tregtinë elektronike.

Nuk do të jetë e lehtë as krijimi i një stablecoin që nuk luhatet si kriptomonedhat e zakonshme. Ish-kreu i Bankës së Anglisë, Huw van Steenis sugjeron të qarkullohen jo më shumë nga se mund të rrezikojnë sistemin dhe jo më pak nga se mund të përdoren.

Eksperimentet digjitale të bankave kanë pasur disa të meta, por risku më i madh është se si papritur ata thithi të gjithë likuiditetin në sistemin monetar.

Van Steenis rekomandon t’i përmbahemi tregjeve të shitjes me shumicë dhe se çdo sistem i ri duhet të testohet në shkallë. Duket e padobishme të sjellësh 250 milionë dollarë Australianë (170 milionë dollarë) nga eksperimenti i dështuar shtatë-vjeçar i Bursës Australiane me një sistem blockchain – por tregon se sa e madhe është sfida. Eksplorimi i sistemeve të pagesave më të shpejta, më të sigurta dhe më të mira mund të arrihet në kohë pa futur në punë një çelës që e kontrollon qeveria.

Monedhat digjitale i vendosin bankat qendrore në një kodër të rrëshqitshme që i çon ato drejt shkeljes së pajustifikueshme të lirive civile dhe cënimit në treg. Tani, si bankat e mëdha tregtare ashtu edhe startup-et kanë përafruar interesin për t’i rezistuar fillimisht rregullatorëve. Ndërprerja në sistemin bankar është potencialisht e madhe, nëse paratë e shitjes me pakicë vërshojnë papritur në një depozitim të bankës qendrore, kur me siguri vjen kriza tjetër e paparë ndonjëherë. Pavarësisht, kini frikë nga pasojat e vrasjes së konkurrencës në sistemin financiar, e lëre më vrasjen e Fintech.

Komiteti i Çështjeve Ekonomike të Dhomës së Lordëve i përshkroi CBDC-të si “një zgjidhje pa problem”. Lejimi i tentakulave të bankës qendrore në sistemin bankar të zakonshëm rrezikon ta mbysë atë. Vazhdoni me teknologjinë me të gjitha mjetet, por bankat qendrore duhet ta rregullojnë dhe jo ta marrin.

Burimi: WashingtonPost/ Përshtati: Gazeta ‘SI’


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë