Pas presidentit Joe Biden dhe Putinit, presidentit të Serbisë, Vuçiçit, i ka dërguar mesazh edhe Sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken duke e uruar për ditën e pavarësisë.
Në letrën e publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, (DASH) kryediplomati nga Washingtoni, mes të tjerash, i përmend Vuçiçit marrëveshjen me Kosovën.
“Jam i bindur se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës do të sjellë siguri dhe prosperitet për Serbinë dhe të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Sigurisht, liderët serbë dhe kosovarë do të bëjnë kompromise të vështira për t’i arritur këto qëllime, por shpërblimet për popullin serb dhe gjithë rajonin do të jenë të mëdha”, thotë Blinkeni.
Ditën e djeshme(14 shkurt) po për nder të ditës së pavarësisë së Serbisë, që festohet më 15 shkurt, Shefi i Shtëpisë së Bardhë, Biden i ka dhënë mesazh të qartë se SHBA mbështet planin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.
“Në vitin që është para nesh, SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian dhe dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën. Ne mirëpresim mbështetjen tuaj për propozimin e BE-së për normalizim, që do të kontribuojë në krijimin e një të ardhmeje më paqësore dhe me prosperitet për rajonin”, shkroi Bideni.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




