Media Galeri

Në brendësi të ‘anijeve fantazmë’ të Detit Baltik

Duke u zhytur në ujërat e akullta që rrethojnë Skandinavinë, zhytësit Jonas Dahm dhe Carl Douglas kërkojnë për anije të humbura prej kohësh, që i quajnë “anijet fantazma” të Detit Baltik.

Gjatë zhytjeve, miqtë kanë pasur mundësinë të fotografojnë mobiljet e paprekura të anijeve, gdhendjet e detajuara të mureve të brendshme, si dhe objekte të ndryshme të mbetura aty.

Zhytësit profesionistë, përpara çdo ekspedite kalojnë orë të tëra duke hulumtuar mbi libra dhe historitë e rrënojave. Frymëzuar nga këto kërkime, vendosën të publikojnë një botim me fotografi të përzgjedhura. Libri i titulluar “Anijet fantazmë të Detit Baltik”, ndër të tjera, përshkruan se Deti Baltik ka qenë një qendër kryesore e aktivitetit detar për shekuj me radhë, duke filluar nga tregtia detare e deri te Luftërat Botërore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë