Gazeta Si – Shtypi amerikano-jugor rihedh hipotezën e Karlo Ançelotit si trajner të ardhshëm të Brazilit në fund të sezonit. Italiani mohon largimin nga Reali: “Kam kontratë dhe një vit tjetër”.
Pas zërave të muajve të fundit, nga Brazili vijnë të tjera sinjale, që e çojnë Karlo Ançelotin në krye të stolit të Seleçaos. Sipas edicionit brazilian të ‘Espn’, Ançeloti ka arritur një akord me Federatën Braziliane të Futbollit. Ai duket se ka pranuar një kontratë trevjeçare, që do të fillojë prej muajit korrik.
🚨 EXCLUSIVO 🚨
— ESPN Brasil (@ESPNBrasil) February 10, 2023
CBF tem 'sim' de Ancelotti, técnico do Real Madrid, para assumir a seleção brasileira
Informação de @brunovicari#FutebolNaESPNhttps://t.co/3YzRrZpUTV
‘Espn’ sqaron se trajneri italian duhet të mbyllë bashkëpunimin me klubin madrilen në fund të sezonit. Për momentin nuk ka asnjë firmë, por një akord verbal mes palëve. Lojtarët brazilianë të Realit janë informuar për këtë zgjedhje.
“Situata ime është e qartë, – ka thënë Ançeloti, – kam një kontratë me Real Madrid deri në vitin 2024”. Një diskutim ky që duket se do të vazhdojë këto muaj. Brazili po kërkon një trajner ekspert dhe Ançeloti është një i tillë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




