Një superjaht i ri është dizenjuar që të jetë ‘i padukshëm’. I quajtur Pegasus, mjeti lundrues 88 metra i gjatë është i veshur nga pasqyra dhe reflekton qiellin, detin dhe retë.
Ideatori i tij, Jozeph Forakis thotë se koncepti i tij do të jetë i pari mjet lundrues në botë i printuar në 3D dhe i padukshëm si në dizajn ashtu edhe në ndikimin në mjedis.






Xhami i kësaj strukture gjigande është i përbërë nga panele diellore transparente.
Në një kopsht pa dhe, i cili mund të rrisë bimë në një mjedis ujor të pasur me minerale do të ketë ushqime të freskëta dhe do të pastrojë ajrin. Ai do të jetë në formën e një peme jete shumëkatëshe.
Superjahti u ideua në Koufonissi në Greqi dhe prodhimi mund të nisë në vitin 2030.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




