Gazeta Si – Etrit Berisha te Gallatasaraji. Portieri i Kombëtares kuqezi ka dalë jashtë planeve të Torinos, skuadrës së tij aktuale, por është futur në planet e klubit të madh turk të Gallatasarajit.
Turqit po kërkojnë një portier me eksperiencë dhe kanë në fokusin e tyre Berishën. Për fatin e mirë të ‘gardianit’ shqiptar, merkatoja në Turqi është shtyrë edhe 10 ditë për shkak të tërmetit dhe lëvizja mund të kryhet. Portieri kuqezi do të bashkohej te Gallatasaraji me shumë lojtarë me emër, siç janë Ikardi dhe Mertens, por edhe kosovari Rashica e së fundi edhe Xaniolo.

Sipas shtypit italian, Berisha ka pasur një përplasje me trajnerin Juriç te Torino, ndaj dhe ai e ka nxjerrë jashtë planeve, edhe pse portieri ka treguar vlera sa herë është aktivizuar. Juriç preferon serbin Milinkoviç-Saviç si titullar.
Për Berishën do të ishte një lëvizje e bujshme, nëse konkretizohet transferimi te Gallatasaraji gjatë këtyre ditëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




